Në gjendje të rëndë shëndetësore çifti që u aksidentua bashkë me foshnjën 3-muajshe në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në gjendje të rëndë shëndetësore çifti që u aksidentua bashkë me foshnjën 3-muajshe në Tiranë

    Insajderi
    11 May 2022 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rëndohet gjendja shëndetësore e Arjan Konomit, i cili u përplas të dielën në rrugë e Kavajës në Tiranë nga makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani.

    Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili, raporton se Konomi, i cili po kurohet në Spitalin e Traumës, ka kaluar në reancimacion, trajtim intensiv.

    Edhe gruaja e tij, Vilma Konomi, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka kaluar në trajtim intensiv.

    Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së dielës teksa një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë po kalonin në vijat e bardha para një semafori.

    Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani erdhi me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.

    39-vjeçari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia pak orë më vonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark