Kaos në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaos në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje

    Insajderi
    11 May 2022 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi.

    Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore.

    Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit.

    “Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.

    “Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”. Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim agjendën e kaluar, ndërsa Micevski reagoi: “Ty turp, turp, çfarë agjende”.

    Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit: “Ju po bëni atë që doni të bëni, mos u afroni me mua. Bëj çfarë të duash, mos më afro”.

    Deputetja Dafina Stojanoska i tha Xhaferit: “Mos ki frikë”, dhe ai përfundoi: “Për rendin e ditës votuan 61 deputetë. 39 deputetë që qëndrojnë këtu janë kundër”.

    Micevski mbeti në tavolinën e Xhaferit për të kërkuar fjalim procedural.

    Në fund, pas të gjitha sqarimeve, Xhaferi tha se qytetarët presin që Kuvendi të funksionojë./Telegrafi Maqedoni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark