Një shtrëngim i ngrohtë duarsh mes Ramës dhe Vuçiqit në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një shtrëngim i ngrohtë duarsh mes Ramës dhe Vuçiqit në Bruksel

    Insajderi
    11 May 2022 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel para darkës formale që do ta kenë me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

    Ajo që bie në sy nga fotografitë e postuara është se Rama dhe Vuçiq kanë pasë një duarshtrëngim shumë të ngrohtë.

    Përfaqësuesit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor paraprakisht kanë pasë takime bilaterale me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili i ka mbledhur në Bruksel për një darkë joformale.

    Kosova në këtë darkë po përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë në vizitë në ShBA.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel para darkës formale që do ta kenë me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

    Ajo që bie në sy nga fotografitë e postuara është se Rama dhe Vuçiq kanë pasë një duarshtrëngim shumë të ngrohtë, njofton klankosova.

    Përfaqësuesit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor paraprakisht kanë pasë takime bilaterale me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili i ka mbledhur në Bruksel për një darkë joformale.

    Kosova në këtë darkë po përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë në vizitë në ShBA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark