Në qytezën përrallore Marigona Hill ka filluar shitja e lokaleve afariste. Janë vetëm 30 lokale që po ofrohen për shitje e që vendosën në një ndër pjesët më të favorshme të qytezës.
Organizimet e lokaleve fillojnë nga 53m2 dhe vazhdojnë me lokale më të mëdha ku përfshihen edhe lokalet e zhvilluara në dy kate. Lokalet janë të organizuar në atë mënyrë që t’i shërbejnë banorëve të qytezës por edhe vizitorëve për gjithcka që ata kanë nevojë pa pasur nevojë të shkojnë më larg. Aty do të ketë dyqane të ndryshme për blerje si veshje, orendi për shtëpi, librari, markete e barnatore.
Lokalet do të jenë të gatshme për destinime të ndryshme varësisht nga zgjedhjet e pronarëve. Duke pasur parasysh veçantinë e qytezës, pozicionimi në këto lokale do të jetë vlerë e shtuar për biznesin tuaj. Në Marigona Hill ju do të bëheni pjesë e komunitetit ku do të jetojnë mbi 1,000 familje.
Zbuloni më shumë për projektin Marigona Hill, vizitoni website-in e qytezës: www.marigonahill.com/LokaletAfaristeMH