Clint Eastwood mund t'i kthehet sërish aktrimit - Insajderi
×
Kulturë

Clint Eastwood mund t’i kthehet sërish aktrimit

Insajderi
22 May 2017 - 20:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Clint Eastwood ka marrë pjesë në Festivalin e 70-të të Filmit në Kanë këtë vikend, ku ka thënë që dëshiron të aktrojë përsëri.

Hera e fundit e shfaqjes së Eastwood në ekran është në vitin 2012 në filmin “Trouble With the Curve” me Justin Timberlake, Amy Adams, dhe djalin e tij, Scott-in. Para kësaj ai ka luajtur në “Gran Torino” në vitin 2008.

Dekada e fundit ka qenë mjaft e qetë për Eastwood, i cili tani është 86-vjeç, shkruan Inquisitr.

Këtë vit, Festivali i Filmit në Kanë festoi karrierën e Clint Eastwood duke shfaqur disa filma të tij. Ndër këta filma ishin edhe “Unforgiven”, i cili film festonte 25 vjetorin e lansimit.

Edhe pse ai ka pasur një dekadë të qetë për nga aktrimi, ai gjatë kësaj kohe është marrë më shumë me regji të filmave. Ai ka punuar në filma si “Invictus”, “Jersey Boys”, dhe “American Sniper”. Ndërsa projekti i tij momental është “The 15:17 to Paris”.

Përderisa nuk dihet nëse Clint Eastwood do ti kthehet aktrimit në të ardhmen, pritet kjo të merret vesh pas përfundimit të projektit të tanishëm. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark