Reagon Vuçiq pasi Kosova aplikoi zyrtarisht në Këshillin e Evropës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Vuçiq pasi Kosova aplikoi zyrtarisht në Këshillin e Evropës

    Insajderi
    12 May 2022 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është prishur marrëveshja e Washingtonit pasi Kosova dorëzoi zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të enjten, raportoi Danas.

    Disa minuta pasi Qeveria e miratoi në parim nismën për anëtarësim, Vuçiqi iu drejtua mediave duke iu thënë se “e prishën” marrëveshjen, referuar Kosovës.

    Vuçiq ka paralajmëruar se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë të premten. Ai të mërkurën tha se për Kosovën do të kishte “përgjigje serioze” në rast se aplikon.

    Anëtari i partisë së tij SNS, Vladimir Gjukanoviq, të enjten tha se e sheh reale mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark