VIDEO/ Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përplasen disa makina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO/ Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përplasen disa makina

    Insajderi
    12 May 2022 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Kombit, mbrëmjen e sotme, në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.

    Bëhet me dije se janë përplasur pesë makina dhe një prej tyre trajler. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit i trajlerit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

    Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark