Dashuria është ndjenja më e pastër që njeriu mund të përjetojë por dhe forcë për t’i dalë ballë edhe sfidave të cilat mund të përballesh.
Kështu është edhe historia e dy të rinjëve, Bleon dhe Laurita Smerqaku nga Gjilani, të cilët u njohën në fillim të moshës së adoleshencës.
Dëshira e tyre ishte gjithmonë të martoheshin të rinj, por vështirësia për t’i bindur familjet nuk ishte edhe e lehtë.
Rrëfimin e tyre Bleoni tani 21 vjeç dhe Laurita 19, e vazhdojnë duke shpjeguar edhe reagimet e tyre, kur e kuptuan se do të bëheshin prindër të një vajze dhe emocionet të cilat i përjetuan me ardhjen e saj.
Të vendosur në qendër të paragjykimeve dhe billizimeve, këta të rinjë vazhduan rrugën e tyre duke mos u ndikuar nga asgjë, tash e 7 vite.
Çifti i cili u bë i njohur për publikun nga aplikacioni Tik-Tok, dashurinë tyre e quajnë fitore në një vend në të cilin bullizimet e ndryshme nuk kanë të ndalur.
Në dashuri ja vlenë të luftosh dhe çifti Smerqaku më së miri e vërteton këtë gjë, duke i hedhur pas kritikat dhe duke ecur përpara.
Për të parë rrëfimin e tyre të veçantë shikojeni videon e bashkangjitur: