Vritet 30-vjeçari shqiptar në Londër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet 30-vjeçari shqiptar në Londër

    Insajderi
    16 May 2022 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thika dy ditë më parë në Londër. 

    Sipas Abcnews Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit është goditur disa herë me thika në zonën e Barnet të Londrës duke humbur jetën.

    Pasi shkuan në vendin e ngjarjës, policët arrestuan tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç sie dhe një vajzë 24-vjeçare.

    Policia thotë se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.

    Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark