Moore kishte vizituar refugjatët kosovarë gjatë luftës, akuzonte Millosheviqin - Insajderi
×
Kulturë

Moore kishte vizituar refugjatët kosovarë gjatë luftës, akuzonte Millosheviqin

Insajderi
23 May 2017 - 16:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ylli i serisë së filmave “James Bond”, aktori Sir Roger Moore, i cili vdiq sot, i kishte vizituar kampet e refugjatëve shqiptarë të Kosovës në Maqedoni në vitin 1999.

Në atë vizitë që Moore i kishte bërë refugjatëve nga Kosova, u kishte ndarë lodra fëmijëve kosovarë, shkruan Express.

Më 13 maj 1999, Moore e vizitoi kampin II të refugjatëve “Stenkovec” dhe shkollën e këtij kampi të udhëhequr nga UNICEF, i cili në atë kohë po tentonte t’i akomodonte më shumë se 1.000 fëmijë kosovarë.

“Mund të dalim dhe të flasim për atë që e shohim. Mund të flasim me njerëz në mënyrë që të sigurojmë para”, kishte thënë Moore.

“Maqedonia është duke tentuar që të t’iu bëjë ballë një çerek milioni refugjatësh nga Kosova. Millosheviqi është duke i larguar ata [kosovarët] nga shtëpitë e veta; duke ua mohuar identitetin dhe duke i detyruar të ikin në vendet fqinje,” kishte thënë Moore në atë kohë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark