“Më jep parat se të publikoj videot”, arrestohet i riu që shantazhonte 19-vjeçaren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më jep parat se të publikoj videot”, arrestohet i riu që shantazhonte 19-vjeçaren

    Insajderi
    18 May 2022 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi është denoncuar për shanntazh. Në pranga është vënë E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

    Arrestimi i tij është bërë pas kallëizmit të bërë nga një 19-vjeçare. I riu i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Extortion”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

    Shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, vihet në pranga 29-vjeçari.

    Sekuestrohen një aparat celular dhe një pasaportë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Extortion”.

    Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    – E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

    Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark