"Fajdexhinjtë e Pejës" - Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit ndaj 10 të dyshuarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Fajdexhinjtë e Pejës” – Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit ndaj 10 të dyshuarve

    Insajderi
    19 May 2022 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 10 të dyshuarve për veprën penale “fajde” dhe “detyrim”.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Valon Kastratit, Kismet Krasniqit, Isa Camajt, Driton Podrimçakut, Fadil Zhabollajt, Tafil Alimusajt, Petrit Kastratit, Orhan Lukajt, Astrit Kastratit dhe Besnik Mehmetajt.

    Sipas prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 10 të dyshuarve thuhet se tashmë janë zbuluar prova shtesë që provojë involvimin e të dyshuarve në këtë rast.

    Gazeta Insajderi, raportoi një ditë më parë se Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar ndaj 6 të dyshuarve të tjerë ndryshimin e masës së paraburgimit, me paraqitje në stacion policor. Më konkretisht për Sokol Dembogajn, Astrit Grabovcin, Alush Bajaraktarajn, Labinot Elshanin, Shaip Mehmetajn dhe Sylë Jusaj.

    InDoks, në muajin mars ka raportuar ekskluzivisht për rastin e njohur si “Fajdexhinjtë e Pejës”, në k♪7të dokumentar janë prezantuar detaje ekskluzive.

    Dosja “Fajdexhinjtë e Pejës” – këta janë 21 personat e dyshuar qe po hetohen nga Prokuroria

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark