E FUNDIT/ Bordi barazon çmimin e naftës dhe benzinë, sa do të shiten nga sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E FUNDIT/ Bordi barazon çmimin e naftës dhe benzinë, sa do të shiten nga sot

    Insajderi
    19 May 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëri- Bordi i Transparencës vendosi të barazojë çmimin e naftës dhe benzinës në 229 lekë për litër duke filluar nga ora 18:00 e nditës së sotme deri në mbledhjen e ardhshme të tij. Vendimi u mor pak më parë, ndrësa çmimi i gazit duket të jetë ulur disi duke rënë në 90 lekë për litër.

    Njoftimi i Bordit

    Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

    ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.
    ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.
    ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
    ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

    🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

    🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

    🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë\


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark