Muja: Do ta kundërshtoj fuqishëm tërheqjen e Trustit edhe këtu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Muja: Do ta kundërshtoj fuqishëm tërheqjen e Trustit edhe këtu

    Insajderi
    25 May 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së ka prezantuar Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

    Haxhiu, ka thënë se ky projektligj i plotëson kushtet dhe u është dërguar për mendim Qeverisë dhe i është shpërndarë deputetëve.

    Tërheqja e Trustit është përkrahur nga PDK dhe AAK, por është kundërshtuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka paraqitur arsyet për të cilat ai ka thënë se janë kundër tërheqjes së Trustit.

    Muja ka thënë se nuk mbahet mend një praktikë e tillë të ketë ndodhur në botë apo në Evropë, në rrethana kur vendi është në gjendje të rëndë ekonomike

    Ai ka thënë se me tërheqjen e Trustit nuk ndihmohen shtresat e varfra, por të pasurit.

    “Nuk ka të bëjë asgjë me inate personale. Në vitin 2020 është miratuar Ligji për Rimëkëmbje ekonomike për tërheqjen e rreth 200 milionë eurove nga kursimet pensionale. Janë tërhequr mbi 200 milionë euro.

    Po fLAS sa i përket praktikës. Trusti Pensional dhe Kursimi është obligim, nuk është opsionale. Nuk mbaj mend në Evropë ose dikund në botë që pa marrë parasysh shkallën ekonomike të jenë drejtu Trustit për ta zgjedhur këtë skemë, nuk janë prekur kursimet pensionale”, u shpreh Muja në Komision.

    Ai tutje tha se do ta kundërshtoj tërheqjen e mjeteve nga Trusti edhe në Kuvend.

    “Do ta kundërshtoj fuqishëm, jo vetëm këtu por edhe në Kuvend, përpjekjen për ta parandalu shkatërrimin e Trustit nuk do ta ndalë”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark