
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar sot presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tyre karshi zhvillimeve specifikisht me faturat e energjisë elektrike.
Ajo ka thënë se derisa sot po flasin, njësorët elektrikë janë duke u tarifuar me çmime të shtrenjta.
Sipas saj, ZRrE-ja pas vendimeve të gjykatave, duhet t’i kthej tarifat e lira të energjisë elektrike.
“Ka rreth dy muaj që vendimi i ZRRE-së është pezulluar ndërsa qytetarët po paguajnë energjinë me çmim të shtrenjtuar. Kjo vetëm se është papërgjegjësi është edhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Ky bord i zgjedhur nga Qeveria Kurti. Javën që shkoi mori një vendim skandaloz, vendosi që të shtyjë vendimin e tij”, ka thënë Deliu.