Angola dënon reperin që planifikoi kryengritje ndaj presidentit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Angola dënon reperin që planifikoi kryengritje ndaj presidentit

    Insajderi
    28 March 2016 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Luaty Beirao, u dënua nga një gjykatë në kryeqytetin e Angolës, Luanda, së bashku me 16 aktivistë të tjerë të cilët po ashtu u dënuan.

    Organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, tha se ata ishin dënuar nga një “gjykatë kangur”, shkruan BBC.

    Presidenti Dos Santos është një nga shërbyesit më të gjatë në postin e tij, pasi ka drejtuar vendin e pasur nga nafta, Angolën, që nga viti 1979.

    Beirao, i njohur edhe me emrin e tij të këngës si Ikonoklasta, ka qenë një kritik i hapur i qeverisë, duke bërë thirrje për një shpërndarje më të drejtë të pasurisë së naftës shtetin afrikano-jugor.

    presa

    Gjykatësi e dënoi atë për “rebelim kundër presidentit të republikës, veprimtari kriminale dhe falsifikim të dokumenteve”, raporton agjencia e lajmeve AFP.

    Angola është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Afrikë, dhe ka dëshmuar një bum ekonomik që prej përfundimit të luftës civile në vitin 2002.

    Megjithatë, kritikët e qeverisë së zgjedhur thonë se pasurinë e ka përfituar vetëm një elitë e vogël. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark