E rëndë: Mbyten dy të mitur në një liqen në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Mbyten dy të mitur në një liqen në Tiranë

    Insajderi
    27 May 2022 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.

    Policia njofton se të miturit janë të moshave 11 dhe 13 vjeç, ndërsa polumbarët e RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen e trupave të tyre.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

    Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark