Nxirren trupat e dy të miturve që u mbytën në liqen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxirren trupat e dy të miturve që u mbytën në liqen

    Insajderi
    27 May 2022 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, në periferi të Tiranës, rreth orës 18:05.

    Sipas policisë të miturit janë të moshës 11 dhe 13 vjeç. Bëhet me dije se ishin një grup fëmijësh të cilët u futën për t’u larë, katër prej tyre dolën, ndërsa dy të tjerët  fatkeqësisht nuk mundën të dilnin.

    Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s, që bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark