Pas 7 vitesh kosovari kapet me Land Roverin e vjedhur jashtë vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas 7 vitesh kosovari kapet me Land Roverin e vjedhur jashtë vendit

    Insajderi
    30 May 2022 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas 7 vitesh Policia e Kosovës ka sekuestruar veturën e vjedhur e tipit Land Rover ngjyrë e zezë.

    Siç bëhet e ditur nga Policia vetura është kapur me 29 maj në pikën kufitare në Vërmicë, më konkretisht në drejtimin e qarkullimit nga Shqipëria në hyrje për në Kosovë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Policia e Kosovës identifikon dhe sekuestron veturën e vjedhur

    Prishtinë, 30 maj 2022

    Policia e Kosovës gjatë ushtrimit të detyrave të rregullta në pikën kufitare në Vërmicë ka hasur në një veturë të dyshuar, ku pas kryerjes së procedurave të parapara ka rezultuar si veturë e vjedhur jashtë vendit.

    Me datë 29.05.2022 rreth orës 22:00 në pikën kufitare në Vërmicë, konkretisht në drejtimin e qarkullimit nga Shqipëria në hyrje për në Kosovë, është ndaluar vetura e tipit Land Rover, LW, ngjyrë e zezë me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar.

    Gjatë verifikimit të të dhënave të veturës dhe regjistrimit të saj në sistem, vetura e lartcekur është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë realizimit të kontrollës tek numri identifikues i veturës, është dyshuar se ka ndërhyrje. Me këtë rast është kërkuar nga Policia e Frontex- it, me mision në pikën kufitare në Vërmicë, që të bëhet verifikimi i veturës, verifikim sipas të cilit ka rezultuar se, e njëjta veturë është e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vetura dhe leja e qarkullimit të sekuestrohen dhe rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt ndërsa lënda per hetime të metutjeshme i është dorëzuar njësisë për hetimin e auto krimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark