Pesë raste të reja me Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pesë raste të reja me Covid-19

    Insajderi
    30 May 2022 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe pesë (5) raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    30 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës.

    Deri më sot 823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

    Nga 223 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148.

    Në total numri i rasteve aktive është 66.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark