Dënohet me burgim ish-shefi i prokurimit të Gjilanit, akuzohej për korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dënohet me burgim ish-shefi i prokurimit të Gjilanit, akuzohej për korrupsion

    Insajderi
    30 May 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Salih Kqiku duke i shqiptuar dënim me burg prej 1 vit e 6 muaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Shpalljen e aktgjykimit ndaj Kqikut u bë të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Aziz Shaqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas vendimit, për pikën e parë të aktakuzës i akuzuari Kqiku është liruar nga akuzat për shkak të mungesës së provave, ndërsa për pikën e dytë të aktakuzës është shpallur fajtor me dënim me burg prej 1 vit e 6 muaj, dënim ky i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Palët kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankesa në Gjykatë të Apelit në afat prej 15 ditësh.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Departamentit të Prokurimit – menaxher i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Gjilanit, nga 22 tetori 2014 deri më 21 mars 2017, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, lidhur me kontratën kornizë “Mirëmbajtja e ndriçimit publik në fshatrat e komunës së Gjilanit”, e lidhur në mes të Komunës së Gjilanit dhe kompanisë “Elektring” nga Ferizaji, e cila kontratë ka qenë trevjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark