
Kishin ëndërruar gjithmonë një famije të madhe, Ajlin Alfredaj nga Tropoja, ka sjellë në jetë 7 fëmijë. Në të njëjtën kohë ajo ka kryer dy fakultete dhe mban disa pozita profesionale të konsiderueshme për nga përgjegjësia.
Ishte vetëm 27 vjeçe kur lindi fëmijën e saj të 7-të, por atë nuk e ndaloi asgjë për të qenë e përkushtuar si bashkëshorte, nënë dhe përgjegjëse për punë.
Motivin e gjeti tek këmbëngulja për të arritur ëndrrat e saj, ndërsa forcë për të janë fëmijët e bashkëshorti.
Ndërsa rrëmuja që bëhet në shtëpinë e tyre nga fëmijët, Ajlin e quan bekim.
Gjatë përiudhës sa ajo po studionte u njoh dhe u dashurua me Alfredin, djalin me të cilin krijoi familjen e saj të ëndrrave.
Ishte 19 vjeçe, kur lindi dy binjakët e saj të parë, ndërsa tani ajo ka gjashtë vajza e një djalë.
Historia e tyre sa erdhi e u bë më interesante, ndonëse kanë 7 fëmijë ka dhe disa vështirësi por edhe momente të kënaqshme derisa i kujtojnë me shumë dashuri.
Pas shtatë fëmijëve, çifti Alfredaj tregojnë nëse duan ta zgjerojnë familjen e tyre.
Për më shumë detaje, klikoni në videon e bashkangjitur: