“Shantazhues e përfitues”, asambleistja që hodhi akuza kundër Drenorit aderon në PDK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shantazhues e përfitues”, asambleistja që hodhi akuza kundër Drenorit aderon në PDK

    Insajderi
    30 May 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valentina Leku-Gashi që dikur ishte pjesë e Iniciativës Qytetare “Green për Drenasin”, sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

    Leku-Gashi kishte hedhur akuza të rënda kundër kryetarit, Xhavit Drenori.

    Përmes një shkrimi në Facebook ajo shkruan se “Do t’i numërojmë disa veprime të papranueshme nga i njëjti të cilat kanë ndikuar në prishjen e raportit tonë, duke filluar nga shantazhi me kërkesën për fotografimin e votës për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Drenasit, kërcënimeve për largim nga subjekti i tij nëse nuk votojë sipas bindjeve të tij, e jo sipas bindjeve dhe qëndrimit tim, duke me bërë presion qoftë edhe për prezantimet publike në radio-televizion, duke me pyetur se në cilën anë jam, pavarësisht se asnjëherë të vetme nuk kam votuar ndryshe kundrejt qëndrimit të subjektit në fjalë”, ka shkruar ajo.

    Ndërkohë ajo sot ka bërë me dije se i është bashkuar PDK-së.

    “E njoftoj opinion publik se nga sot, 30.05.2022 i jam bashkuar grupit të asamblistëve të PDK-së në Drenas, deri tani pjesëtare e GpD-së, e larguar nga ana tyre pa arsye bindëse. Në këtë situatë, opsioni më i mirë dhe me i duhur politik kam vlerësuar Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ajo.

    “Unë do vazhdoj të punoj për interesin qytetar, në bashkëpunim dhe harmonizim të mëtejshëm me qytetarët për interesin e përgjithshëm në Komunën e Drenasit”, shkruan Leku-Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark