Dalin pamje ekskluzive: Hysni Gucati duke qarë pranë varrit të babait të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamje ekskluzive: Hysni Gucati duke qarë pranë varrit të babait të tij

    Insajderi
    30 May 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati ka vizituar sot varrin e babait të tij, në varrezat e fshatit Marinë që gjenden afër kompleksit memorial të dëshmorëve.

    Gucati i cili është dënuar me burg nga Gjykata Speciale nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij i cili ka ndërruar jetë më 27 maj.

    Por ai sot është parë pranë varrit të babait të tij, i shoqëruar nga Policia e EULEX-it, siç shihet edhe në videon ekskluzive të Tëvë1.

    Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë, ka shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe ka dënuar 4 vjet e gjysmë burgim duke përfshirë kohën e qëndrimit të tyre në paraburgim si dhe me nga një shumë parash prej 100 eurosh, për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.

    Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale.

    Pamjet marre nga Tëvë1:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark