Nga ZPS nuk tregojnë se sa do të qëndrojë Gucati në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nga ZPS nuk tregojnë se sa do të qëndrojë Gucati në Kosovë

    Insajderi
    30 May 2022 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati, ka vizituar sot varrin e babait të tij, në varrezat e fshatit Marinë.

    Lidhur me vizitën e Gucatit në Kosovë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësen e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

    Ajo që mund t’ju them është se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”, tha ajo për Insajderin.

    Teksa shtoi se “z. Gucati mbetet në paraburgim dhe në paraburgim të Dhomave të Specializuara”.

    Griep theksoi se EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës për vizitën e Gucatit.

    Të pyetur se për sa kohë i është dhënë leje të qëndrojë, këta të fundit nuk kanë dhënë përgjigje.

    Gucati i cili është dënuar me burg nga Gjykata Speciale nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij i cili ka ndërruar jetë më 27 maj.

    Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë, ka shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe ka dënuar 4 vjet e gjysmë burgim duke përfshirë kohën e qëndrimit të tyre në paraburgim si dhe me nga një shumë parash prej 100 eurosh, për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark