Kurti e quajti Shqipërinë shtet amë, nervozohet Nexhmedin Spahiu: Kulmi i jodinjitetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti e quajti Shqipërinë shtet amë, nervozohet Nexhmedin Spahiu: Kulmi i jodinjitetit

    Insajderi
    30 May 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu është nervozuar me kryeministrin, Albin Kurti.

    Kjo për shkak se në telegramin e ngushëllimit për ish-presidentin, Bujran Nishani, Kurti shpreh ngushëllime edhe për “shtetin amë”, e pikërisht kjo fjalë “amë”, e ka nervozuar Spahiun.

    Ai ka kërkuar nga kryeministri ta përmirësojë shkrimin derisa e ka quajtur “kulmi i jodinjitetit”.

    “Kryeministri i shtetit njerkë.

    Postimi i mëposhtëm i kryeministrit Kurti është kulmi i jodinjitetit për një kryeministër. Është kryeministër i një vendi të pavarur e sovran dhe shtetin fqinj e quan “shtet amë”. Epo nëse shtetin që drejton (Kosovën) nuk e ke shtet amë po e paske njerke, atëherë përse ha bukën e këtij shteti? Përmirësoje këtë postim, mos I bë korin diplomatik me qeshë me ty (dhe me ne që të kemi bërë kryeministër)”, ka shkruar Spahiu në profilin e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark