​Kurti takohet me ambasadorin Abbott - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti takohet me ambasadorin Abbott

    Insajderi
    30 May 2022 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit.

    Duke biseduar për çështje të sigurisë, u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare.

    Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Britania e Madhe ia ka dhënë vendit tonë, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjellë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark