Historike: Shqiptarët marrin kryesimin e Këshillit të Sigurimit nga muaji qershor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historike: Shqiptarët marrin kryesimin e Këshillit të Sigurimit nga muaji qershor

    Insajderi
    30 May 2022 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga 1 qershori deri në fund të atij muaji, është bërë e ditur në uebfaqen e kësaj organizate botërore.

    Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e organit më të lartë të OKB-së më 11 qershor 2021 dhe mandati i saj përfundon më 31 dhjetor 2023.

    Anëtarët ndërrohen në krye të Këshillit të Sigurimit, sipas rendit alfabetik.

    Brazili do ta marrë “stafetën” nga Shqipëria më 1 korrik, për të vazhduar më pas te Kina, Franca, Gaboni, Gana dhe India deri në fund të vitit.

    Në Këshill të Sigurimit, pesë anëtarë janë të përhershëm: SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca, ndërkohë që 10 të tjerë kanë mandate 2-vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark