​Escobar-Serbisë: Bashkohuni sanksioneve kundër Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Escobar-Serbisë: Bashkohuni sanksioneve kundër Rusisë

    Insajderi
    30 May 2022 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SHBA ende shpreson se Serbia do t’i bashkohet shteteve të tjera të rajonit dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas formimit të Qeverisë së re, megjithëse jo më larg se dje ra dakord për një marrëveshje trevjeçare me Rusinë për të blerë gazin nga Moska.

    Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në samitin e Demokracisë së Evropës Juglindore në Mal të Zi, se “pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që Rusia të paguajë çmim për pushtimin e Ukrainës përmes sanksioneve, duke mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj”.

    “Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet kur të formohet qeveria”, shtoi ai.

    Escobar po ashtu përshëndeti qëndrimin e BE-së dhe NATO-s, raporton REL, që riafirmuan “politikën e dyerve të hapura” duke shtuara se është “shumë optimist për perspektivat e shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen anëtare të plota të BE-së”, duke thënë se SHBA-ja vazhdon mbështetjen për këtë qëllim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark