Drejtori i IPK konfirmon kthimin në punë të policit që e plagosi vëllain e “Butës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Drejtori i IPK konfirmon kthimin në punë të policit që e plagosi vëllain e “Butës”

    Insajderi
    30 May 2022 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj ka konfirmuar për Insajderin se polici i cili plagosi Qëndrim Januzaj, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Gasmend Hysenit, është duke hetuar për veprat e caktuara nga prokuroria në procedurë të rregullt.

    Ndaj tij ishte marrë masa suspendim 72 orë. Drejtori i  IPK-së ka thënë për insajderin se u ndërpre dhe është kthyer në punë.

    “Po, ai është duke u hetuar për veprat e caktuar  nga Prokuroria Themelore e Ferizajt në procedurë të rregullt”, tha shkurt ai për Insajderin.

    Qëndrim Januzi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gazmend Hysenit, në natën kritike është plagosur nga një zyrtar policor me rroba civile.

    Insajderi ka mësuar jo zyrtarisht se zyrtari policor ka goditur me armë të dyshuarin pas shpine.

    Ndaj tij, kanë filluar hetimet nga IPK në koordinim me prokurorin komptetent duke përshirë edhe rezultatet e ekzaminimeve të ndryshme forensike, mjeko ligjore, ballistike etj. për të vërtetuar se a janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës zyrtare dhe për të ndriquar të gjitha rrethanat lidhur me rastin.

    “Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së janë dalë në vendin e ngjarjes ku në koordinim me ekipet tjera reaguese policore dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë në Ferizaj kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë këtu përveç tjerave edhe identifikimin e disa kamerave të sigurisë të cilat kanë mundur të mbulojnë me pamje vendin ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në njoftimin e IPK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark