OBSh: 257 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OBSh: 257 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve

    Insajderi
    31 May 2022 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë 257 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste të dyshuara në 23 vende, përfshirë ShBA-në, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë fundjavës.

    Në ShBA, CDC ka raportuar 12 raste. Në pesë vende afrikane ku gjendet zakonisht lija e majmunëve, OBSH tha se ka marrë raporte për 1 mijë e 365 raste dhe 69 vdekje nga dhjetori deri në maj për shkak të virusit.

    Asnjë vdekje nuk është raportuar në vendet joendemike, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

    OBSH tha se niveli global i rrezikut të shëndetit publik është i moderuar, por mund të bëhet i lartë nëse virusi përhapet në grupe me rrezik më të lartë të sëmundjeve të rënda, siç janë fëmijët e vegjël dhe personat me imunitet të shtypur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark