“Gjaku s’bëhet ujë, vëlla" - Fillojnë hetimet ndaj familjarit të “Strellës” që paralajmëroi hakmarrje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla” – Fillojnë hetimet ndaj familjarit të “Strellës” që paralajmëroi hakmarrje

    Insajderi
    01 June 2022 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë filluar hetimet ndaj të riut, familjar i të ndjerit, Gazmend Hyseni, i cili postoj në Tik Tok një video që paralajmëronte marrjen e hakut pas vrasjes së djalit të migjes së tij.

    Blendi Hyseni është 18 vjeçari që është intervistuar nga prokuroria lidhur me videon që publikoi me mbishkrimin “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”.

    Për këtë video Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht, pastaj u bë virale në mediat në vend.

    Që kanë filluar hetimet e konfirmon Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    “Rr. Gursel dhe Bajram Sylejmani, Ferizaj 31.05.2022 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në rrjete sociale ka postuar video me përmbajtje kërcënuese. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan policia./Gazeta Insajderi/

    Shiko videon këtu:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark