A ka ndryshuar qëndrim Grupi Multietnik për Trustin? - Balje shpalos detaje për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    A ka ndryshuar qëndrim Grupi Multietnik për Trustin? – Balje shpalos detaje për Insajderin

    Insajderi
    01 June 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e komitetit boshnjak në Kosovës, Duda Balje është deklaruar sërish rreth çështjes së Trustit.

    Balje në prononcim për Insajderi ka bërë me dije se grupi “Multientik” pritet të takohen këto dite dhe të marrin një vendim lidhur me tërheqjen ose jo të mjeteve nga Trustit Pensional.

    “Shefi i grupit na ka thirrur në takim nesër ose pasnesër dhe pastaj mund me dhënë një deklartë. Ne jemi 7 parti politikë është e vështirë tek ne. Momentalisht jemi 4 me 4. 4 pro dhe 4 kundër”, tha Balje për Insajderin.

    E pyetur nëse Brenda grupit ka disponim për ndryshim të qëndrimit Balje është shprehur se mbetet të shihet krejt pas takimit.

    Për tërheqjen e 30% nga Trusti, ka folur sot edhe presidentja, Vjosa Osmani. Ajo ka inkurajuar deputetët që të marrin një vendim e që mbron interesat afatgjata të qytetarëve.

    Megjithatë, Osmani ka thënë se ky vendim i përket Kuvendit të Kosovës, derisa në presidencë arrin vetëm në formë Ligji nëse kalon.

    “Sa i përket Trustit ky është vendim i Kuvendit të Kosovës, dhe dua ti inkurajojë deputetët që të marrin një vendim i cili mbron interesin afatgjatë të qytetarëve dhe në momentin që ata e marrin vendimin që në formë Ligji nëse kalon do të vie te unë në presidencë për shqyrtim”, u shpreh ajo.

    Të enjten e ardhshme pritet që të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të diskutuar për Projektligjin për Trustin.

    Partitë opozitare PDK, LDK e AAK janë deklaruar pro kësaj iniciative kurse kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti po deklarohet Lëvizja Vetëvendosje.

    /GazetaInsajderi

    Haxhiu për Insajderin: Për miratimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti duhet shumica e thjeshtë – 61 deputetë të pranishëm, dhe 31 vota pro.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark