​Kryeministri Kurti mohon të ketë plan për Asociacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Kryeministri Kurti mohon të ketë plan për Asociacionin

    Insajderi
    01 June 2022 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola Von Cramon, ka treguar se Qeveria e Kosovës ka një propozim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Këta zëra i ka mohuar kryeministri, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë plan për asociacion të komunave me shumicë serbe.

    “Kosova e ka asociacionin e komunave. Mua si kryeministër mjaft po më del ky asociacion. Unë nuk jam në dijeni për ndonjë plan për asociacion të komunave me shumicë serbe. Kushtetuta nuk toleron asociacion mbi baza etnike. Dhe mos të harrojmë që po pyete qytetarët e Kosovës, askush nuk e ka prioritet një asociacion të tillë, duan zhvillim, arsim”, ka thënë ai.

    Kurti ka mohuar se ka marrë ftesë për takim nga kryediplomati evropian Josep Borrell.

    “Nuk kam marrë ndonjë ftesë nga Josep Borrell. Kur kam ndonjë ftesë të tillë do ta trajtoj me përkushtimin më të madh. Mund ta ketë menduar, por në postën e kryeministri nuk ka ardhur ndonjë ftesë”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark