Dalin pamjet e para nga kantieri i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e para nga kantieri i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë

    Insajderi
    02 June 2022 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi sot një video nga kantieri i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë në jug të vendit. 

    Në një postim në Facebook, Balluku u shpreh se punimet për hapjen e tunelit po avancojnë çdo ditë e më shumë.

    Pak ditë më parë, kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se 2 kilometrat e para të tunelit janë hapur.

    Puna për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar.

    Tuneli po ndërtohet nga një konsorcium turk dhe pritet të kushtojë rreth 140 milionë euro.

    Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

    Tuneli pritet të jetë gati për 33 muaj nga data e fillimit të punës. Tuneli do të reduktojë kohën e udhëtimit midis zonave bregdetare të Orikumit dhe Palasës në vetëm 7 deri në 10 minuta nga 55 minuta që është aktualisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark