Nderimi i fundit për Bujar Nishanin në Presidencë, kortezhi në këmbë përgjatë Bulevardit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nderimi i fundit për Bujar Nishanin në Presidencë, kortezhi në këmbë përgjatë Bulevardit

    Insajderi
    02 June 2022 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I mbështjellë me flamurin kombëtar, arkmorti me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani është nxjerrë nga Presidenca.

    Pas homazheve në ambientet e brendshme të institucionit që ai drejtoi për pesë vite, ka nisur ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit.

    Një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij u mbajt nga të gjithë të pranishmit.

    Kortezhi mortor me arkmortin me trupin e pajetë të Bujar Nishanit është nisur në këmbë përgjatë bulevardit.

    Presidenti Nishali la pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetitdhe të afërm të tjerë kanë pritur sot ngushëllime nga qindra qytetarë, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark