Rikthet ‘lufta’ në Shqipëri për hapësirat në plazh: Rrahen dy të rinj me një 52 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthet ‘lufta’ në Shqipëri për hapësirat në plazh: Rrahen dy të rinj me një 52 vjeçar

    Insajderi
    02 June 2022 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ”Lufta” për më shumë fitim dhe hapësira në bregdet ka nxitur konflikte edhe këtë sezon turistik.

    Sherri i larë mes subjekteve është shënuar në sektorin ”Teuta” të plazhit të madh të Durrësit ku janë përfshirë tre persona.

    Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një 52-vjeçar dhe dy të rinj, përkatësisht 25 dhe 26 vjeç, të tre nga Durrësi.

    Ndaj tyre janë ngritur akuzat e plagosjes së lehtë me dashje, konkurencës së paligjshme përmes dhunës dhe vetëgjyqësisë, raporton tch.

    Të proceduarit janë konfliktuar për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në plazh, ndërsa nuk bëhet e qartë nëse tre ”luftëtarët” janë pajisur paraprakisht me lejen përkatëse, pas aplikimit në portalin e-albania për shfrytëzimin e brezit të rërës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark