Publikohet video se si stafi i përgjigjet Bashës për ofendimin që ja bëri Bujar Nishanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet video se si stafi i përgjigjet Bashës për ofendimin që ja bëri Bujar Nishanit

    Insajderi
    02 June 2022 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ceremonia shtetërore për Bujar Nishanin bëri bashkë shumë politikanë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe diplomatë të huaj.

    Të shumtë ishin ata që u shprehën ngushëllime familjarëve, ku edhe kanë vlerësuar figurën e një shtetari si Bujar Nishani.

    Në ceremoninë që nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:00, kanë qenë deputetë të PS dhe ministra, grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish presidentë, ambasadorja Yuri Kim, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shumë të tjerë.

    I vetmi që nuk mori pjesë në këtë ceremoni ishte Lulzim Basha. Basha ndoshta u mjaftua vetëm me “servilët” e tij, Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe Enkelejd Alibeajn, ndërsa sa për  “sy e faqe” dërgoi “me postë” një kurorë me lule. Agest Kopellaj ishte personi që vendosi lulet mbi arkëmortin e Nishanit në emër të Lulit.

    Ofendimi i turpshëm që Lulzim Basha i bëri një figure të vlerësuar si Bujar Nishani, mori përgjigjen e merituar.

    CNA.al ka siguruar videon e momentit kur stafi i ka hequr nga aty kurorën e Bashës, si një shenjë kundërpërgjigje për ofendimin që ai i bëri ish presidentit të ndjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark