
Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj R.K dhe F.M me dyshimin se kanë veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, rrezikshmërinë shoqërore, dhe me lënien në liri të të pandehurve, të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Po ashtu, Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurve, të njëjtit kanë një numër të madh të rasteve të hapura për vepra penale të ngjashme për të cilat dyshohen.
Nga rrethanat e lartcekura, tregojnë se me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i përsëritje së veprave penale, apo kryerja e veprave penale edhe më të rënda.
Andaj, caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të zhvillimit efikas të procedurës hetimore.