
Avokatja Aurora Mulhaxha e cila mbron të pandehurin Orhan Lukaj, një nga të akuzuarit në rastin “Fajde”, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka vendosur pro kërkesës së palës mbrojtëse për lëshimin e urdhrit ndalues, gjegjësisht ngrirjes së pasurisë.
Vendimi i cili që nga fillimi, Mulhaxha e kishte cilësuar të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë duke thënë që është në kundërshtim me normën e nenit 264 par 2 te KPRK-së, tanimë është anuluar.
“Janë aprovu pretendime ankimore, ku Gjykata e Apelit konstaton se urdhri është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale ku ka ardhë deri tek konstatimi jo i drejt deri tek vendimi. Pasi që nuk kanë marrë pjesë në seancë personat e tretë më të cilët ju është cenu e drejt e pronës sepse rrjedh se pronësia është e përfshirë në pjesën ideale e që mos prezenca e palëve ndërlidhet me normën e nenit 266 të KPP-së, që përcakton përmbajtje për vendosje të urdhrit”, tha Mullhaxha.
“Me aprovimin e ankesave te mbrojtësve të pandehurve Aslan Rexhaj, avokat Gëzim Kollçaku; Astrit Grabovci, avokat Dukagjin Kërveshi; Petrit Kastrati, avokat Kadri Prekaj; Alush Bajraktaraj, avokat Skender Musa; Rexhep Eleshani, avokat Arjanit Koci, Kismet Krasniqi, avokat Taulant Recaj; Besnik Mehmetaj, avokat Sylë Lokaj; Shaip Mehmetaj, avokat Vllaznim Shehu; Orhan Lukaj, avokate Aurora Mulhaxha; Tafil Alimusajayokat Fanol Krasniqi; Sokol Dembogaj, avokat Sali Mekaj; Sylë Jusaj, avokat Isa Osdautaj Biver Dreshaj, avokat Gëzim Baloku dhe Isa Camaj, avokate Shqiponjë Beqiraj, ANULOHET urdhrit ndalues afatgjatë i Gjykatës Themelore në Pejë-Departamenti për krime të rënda 19K PR.ne2/22 i datës 07.03.2022 dhe çështja i kthehet te njëjtës gjykatë në rivendosje”, thuhet në vendim e gjykatës të lëshuar me datën 31 maj, përcjell Insajderi.