Kush janë 2 emrat në listë për President, Rama iu “mbledh” anëtarëve të Kryesisë telefonat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush janë 2 emrat në listë për President, Rama iu “mbledh” anëtarëve të Kryesisë telefonat

    Insajderi
    03 June 2022 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pa telefona po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS ku po diskutohet lista me 10 kandidatura për President për t’u përzgjedhur më pas vetëm një emër.

    Anëtarët telefonat i kanë lënë jashtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që drejtohet nga kryeministri Rama.

    Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS. Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post.

    10 kandidatët për President që ndodhen në listën që po diskutohet sot 5 janë politikanë jo aktiv, dhe 5 të tjerë i përkasin fushave të ndryshme, akademikë dhe emra të shoqërisë civile.

    Emrin pasues të Ilir Metës pritet ta lexojë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka vetëm pak orë që ka mbërritur nga SHBA, ndërsa në mbledhjen e kryesisë shkoi me bllok në dorë.

    Emri që do të dalë nga Kryesia, më pas do të kërkojë mbështetje me firma, të paktën 20, siç detyron Kushtetuta.

    Për këtë ditën e nesërme, në orën 10:00 do të mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ku do të ketë një unifikim i të gjithë deputetëve për vetëm një emër për President, që do ta kalojë për votim në Parlament.

    Kjo dhe për të mbledhur të gjitha votat e PS-së rreth një emri dhe për të shmangur një dështim të mundshëm edhe të raundit të 4-të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark