Ka mbetur edhe pak kohë, a do ta zgjedh sot Shqipëria presidentin e ri? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ka mbetur edhe pak kohë, a do ta zgjedh sot Shqipëria presidentin e ri?

    Insajderi
    04 June 2022 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatura e Bajram Begajt për kreun e ri të shtetit të Shqipërisë, ka kaluar nga Komisioni i Ligjeve për tu votuar në seancën plenare në Kuvend.

    Deputetet Alibeaj, Çupi dhe Bardhi bojkotuan mbledhjen, ndërsa Bylykbashi, i cili ishte present, kundërshtoi kandidaturën, duke e konsideruar si anti-kushtetues.

    Kështu, emri i Bajram Begajt në Komisionin e Ligjeve, u miratua vetëm nga votat e maxhoranxës, pasi edhe Erisa Xhixho e LSI-së votoi kundër.

    Në orën 18:00 do të nisë seanca në Kuvend. Sot do të jetë raundi i katërt i procesit për zgjedhjen e Presidentit, por i pari ku ka një kandidat, emri i të cilit depozitohet në kuvend. Në këtë raund mjaftojnë 71 vota, që mazhoranca i ka, për të caktuar kështu pasardhësin e Ilir Metës, që dorëzon detyrën në 24 korrik.

    Meta firmosi nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të gjeneralmajor Bajram Begaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark