Mungesa e stafit problemi kryesor i turizmit në Shqipëri dhe Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e stafit problemi kryesor i turizmit në Shqipëri dhe Kosovë

    Insajderi
    06 June 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Tiranë u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit mes bizneseve të këtij sektori.

    Gjatë këtij panairi janë paraqitur edhe disa kërkesa të tur-operatoreve të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtuar qeverive të vendeve përkatëse për mbështetje financiare.

    Ata kërkojnë mbështetje si në Maqedoninë e Veriut, ku sektori i turizmit në këtë shtet u ndihmua me 365 milionë euro, për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

    Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, zëvendëskryetari i Unionit Turistik në Shqipëri, Fatos Cerenishti, tha se shërbimet dhe mungesa e stafit të kualifikuar mbeten ndër problematikat në këtë sektor.

    “Sektori i hotelerisë në bregdet ka ende shumë probleme, shërbimet në këto sektorë nisin që nga institucionet arsimore, sepse studentët e shkollave profesionale nuk kanë nivelin e duhur për të punuar në bizneset tona”, u shpreh ai.

    Sipas Cerenishtit, qytetarët duhet të jenë më miqësorë me ambientin dhe nënvizoi faktin se biznesit duhet t’i kushtohet rëndësia e duhur.

    Ndërsa, Kreu i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti deklaroi se edhe në Kosovë, mungesa e stafit të kualifikuar përbën problem për sektorin e turizmit.

    “Kosova ka të njëjtën problematikë duke pasur parasysh edhe pjesën e stafit të kualifikuar. Po bëjmë çmos që të shikojmë opsione dhe mundësi të ndryshme sa i përket edukimit të stafikut të kualifikuar. Kosova ka mungesa të tilla”, sipas tij.

    Përfaqësuesi i Odës Ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Hajrullah Hasani, tha se bashkëpunimi rajonal në këtë sektor është i nevojshëm, sidomos në kohë krizash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark