Fillon mbledhja e kryesisë, diskutohet për Trustin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fillon mbledhja e kryesisë, diskutohet për Trustin

    Insajderi
    06 June 2022 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me seancën e ardhshme plenare.

    Pikë e rendit të ditës është edhe projektligji për trustin.

    Rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës:

    I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

    14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale.

    III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

    IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

    8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

    V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

    7. Votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

    VI. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,

    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,

    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet,

    8. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

    9. Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

    VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    Rendi i ditës së vazhdimit të seancës plenare:

    I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

    5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
    6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
    7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
    8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

    II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

    4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
    5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
    9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
    10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark