Deputeti i PDK-së kërkon qetësi nga veteranët: Policia është e jona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i PDK-së kërkon qetësi nga veteranët: Policia është e jona

    Insajderi
    06 June 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha po merr pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së, aty ku situata duket se ka eskaluar, shkruan Insajderi.

    Ish-komandanti i UÇK-së u ka bërë thirrje protestueseve që të qetësohen. “Qetësohuni, nuk ka nevojë me dëmtu kurgjo, asnjë pemë”, u shpreh ai derisa theksoi se krejt lirinë e solli UÇK e që policia është e Kosovës për të cilën luftuan.

    “Këta policë që po na ruajnë sot, i kemi bë ne me luftë”, u shpreh mes tjerash Berisha.

    Para pak minutash ka eskaluara protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovë,s në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

    Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë, të cilët kanë tentuar t’i thyejnë dyert e Kuvendit.

    Veteranët po protestojnë në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark