Përfundon protesta, Klinaku: Protestuesit nuk e gjuajtën gazin lotsjellës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon protesta, Klinaku: Protestuesit nuk e gjuajtën gazin lotsjellës

    Insajderi
    06 June 2022 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së. Protesta që nisi në orën 10:00 në sheshin “Skënderbeu” para Kuvendit, eskaloi, pasi protestuesit kaluan rrethojat dhe u futën në oborrin e Kuvendit.

    Protestuesit tentuan të futen edhe brenda Kuvendit, por u ndaluan nga Policia.Policia ka njoftuar për dy policë dhe një protestues të lënduar.

    “Protesta u thirr për ta përcjell seancën e Kuvendit. E pamë që e ka kundërshtuar opozita. Në votim s’morën pjesë, turp për 51 deputetët që votuan, për t’i hequr veteranët nga paga minimale. Si OVL kërkojmë të rritet paga minimale për të gjithë, së paku 300-400. Me ligj, Qeveria e ka mundësi ta rrisë pensionin e veteranit”, deklaroi u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

    Ai mohoi raportin e Policisë se u hodh gaz lotsjellës nga protestuesit.

    “Gazin e hodhi dikush nga dritaret e Kuvendit”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark