
“Po e përdor aparatin shtetëror të dhunës për t’ua mohuar edhe protestën”, kështu u shprehnin në vitin 2015 nga partia e Albin Kurti. Lëvizje Vetëvendosje. Njësoj nuk u veprua sot. 15 veteranë mbetën të lënduar për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës.
Një grup i konsiderueshëm i veteranëve protestuan në oborrin e Kuvendit të Kosovës për shkak se u lanë jashtë Ligjit për Paga. Ata po ndihen të diskriminuar.
Disa prej tyre edhe u lënduan gjatë protestës, pranuar ndihmë mjekësore. Dyshohet se Policia për të tërhequr turmën përdori edhe gazlotsjellës.
Por në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje reagonte ashpër kundër arrestimit të veteranëve të luftës dhe mbajtjes së tyre padrejtësisht në paraburgim.
“Ky pushtet pasi e ka dëshmuar moskujdesin për vite të tëra për këtë kategori, po e përdor aparatin shtetëror të dhunës për t’ua mohuar edhe protestën, si mjet demokratik i domosdoshëm përmes të cilit veteranët e luftës po i kërkojnë të drejtat e tyre”, thuhej në komunikatën e tyre.
“Persekutimi i veteranëve të luftës vjen me një kohë kur padrejtësitë ndaj tyre po rriten në proporcion të drejtë me rritjen e pasurisë së pushtetarëve që shfrytëzuan maksimalisht luftën e tyre për përfitime personale”, thuhej në komunikatën e 8 gushtit të LVV-së.
Sipas VV-së “pushtet në vend se t’i trajtojë siç duhet veteranët e luftës, i ka varfëruar e përçmuar, po i rrahë, po i arreston, po iu formon edhe “gjykata speciale”, për t’i frikësuar e shtypur edhe më tej, në mënyrë që t’i shuajë kështu zërat e pakënaqur të kësaj kategorie”.
“Kërkesat e tyre janë të drejta. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë veteranëve të arrestuar”, thuhej tutje.
E sot kur Albin Kurti është në pushtet, 15 veteranë mbetën të lënduar, si pasojë gazit lotsjellës që policia dyshohet se ka hedhur ndaj tyre, gjatë përpjekjes për të hyrë në objektin e kuvendit ku pritej të diskutohet projektligji i pagave.
Mjekët në ambulancat e ndihmës së shpejtë kanë trajtuar 15 prej tyre, shkruan Gazeta Insajderi.
:Si OVL kërkojmë të rritet paga minimale për të gjithë, së paku 300-400. Me ligj, Qeveria e ka mundësi ta rrisë pensionin e veteranit”, deklaroi u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku në mbyllje të protestës.