Faton Klinkau për Insajderin: Dikush nga dritaret e Kuvendit gjuajti me gazlotsjellës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Faton Klinkau për Insajderin: Dikush nga dritaret e Kuvendit gjuajti me gazlotsjellës

    Insajderi
    06 June 2022 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka mohuar se protestuesit veteranë kanë gjuajtur me gazlotsjellës.

    Ai për Gazetën Insajderi ka thënë se kanë parë që dikush nga dritaret e Kuvendit të Kosovës ka gjuajtur me gazlotsjellës.

    Për këtë thotë se e lajmëruar edhe njërin nga Komandantët e Policisë së Kosovës.

    “Ne kemi shku tek komandanti i Policisë dhe i kemi tregu, i kemi thënë merr masa se dikush atje prej dritareve janë duke gjuajt. Protestuesit kanë tregu që prej dritare po gjuhet dhe për këtë arsye kemi shku e kemi lajëmru policinë. Është e saktë që kanë gjuajt edhe vet shtyrja e seancës kanë pretendu me i largut veteranët prej protestës, mos me qëndru që mos me vazhdu protesta”, ka thënë ai për Insajderin.

    I pyetur nëse policët që ndodheshin para Kuvendit e ku u ballafaquan me protestuesit gjuajtën me gaz lotsjellës, Klinaku u shpreh që jo.

    “Jo, jo nga brenda Kuvendit dikush”, tha ai shkurt.

    Që nga ora 10:00 e mëngjesit veteranët e UÇK-së kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, si shenjë pakënaqësi meqë u lanë jashtë rritjes së pagës minimale.

    Protestuesit tentuan të futen edhe brenda Kuvendit, por u ndaluan nga Policia.

    Policia ndërkohë ka mohuar se kanë përdorur gazlotsjellës teksa kanë njoftuar se dy policë kanë mbetur të lënduar.

    ​Policia mohon se përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, thotë se u lënduan dy policë

    Ndërkohë raportohet se diku rreth 15 veteranë kanë mbetur të lënduar nga protesta e së hënës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark