Erërat e forta: Dyshohet se një person ka humbur jetë pasi u zu nga lisi në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Erërat e forta: Dyshohet se një person ka humbur jetë pasi u zu nga lisi në Prishtinë

    Insajderi
    06 June 2022 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshohet se një person rreth moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi, shkruan Insajderi.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

    “Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

    Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark