Ky është i riu nga Podujeva që vdiq pasi e zuri lisi në kryeqytet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është i riu nga Podujeva që vdiq pasi e zuri lisi në kryeqytet

    Insajderi
    06 June 2022 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erdin Haxhiu është 30 vjeçari që vdiq sot tragjikisht në Prishtinë. Ai humbi jetën teksa po kalonte rrugës dhe mbi të ra një lis të cilin e rrëzuan erërat e forta, shkruan Gazeta Insajderi.

    Plagët e marra ishin fatale për të.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

    Mediat lokale në Podujevë thonë se ai është Erdin Haxhiu nga Podujeva.

    Në vendin e ngjarjes kur edhe ndodhi fatkeqësia ishte edhe një grua tjetër.

    E njëjta njoftohet të ketë pësuar lëndime trupore dhe ajo po vazhdon të mjekohet në kuadër të QKUK-së.

    Pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kishin arritur të gjitha ekipet emergjente, por 30 vjeçari veçse kishte ndërruar jetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark